Kalo te përmbajtja

Tajfuni Noru solli përmbytje masive në Filipine

6 TETOR 2022
FILIPINE

Tajfuni Noru godet Filipinet

Tajfuni Noru godet Filipinet

Më 25 shtator 2022, supertajfuni Noru i njohur në vend si Karding, goditi ishujt Polijo në provincën e Kesonit, Filipine. Më pas tajfuni goditi provincën e Aurorës. Stuhia solli erëra që arritën deri në 195 kilometra në orë dhe shkulme ere, që kaluan 240 kilometra në orë. Tajfuni dëmtoi rëndë shtëpi dhe infrastrukturën, si edhe solli përmbytje masive.

Situata e vëllezërve dhe e motrave

  • Asnjë nga vëllezërit e motrat nuk humbi jetën

  • 180 familje u evakuan

  • 209 shtëpi pësuan dëme të vogla

  • 20 shtëpi pësuan dëme të mëdha

  • 22 shtëpi u shkatërruan

  • 7 Salla Mbretërie pësuan dëme të vogla

  • 1 Sallë Mbretërie pësoi dëme të mëdha

Ndihma në rast katastrofash

  • Janë ngritur 2 Komitete të Ndihmës në Rast Katastrofash

  • Pleqtë vendës po u japin zemër nga Shkrimet familjeve të prekura nga kjo katastrofë dhe po u sigurojnë ndihmë praktike

  • E gjithë kjo punë po bëhet duke respektuar masat parandaluese kundër COVID-19

Vazhdojmë të lutemi për vëllezërit e prekur nga kjo stuhi ndërsa ata gjejnë strehë te Jehovai.—Psalmi 57:1.