Kalo te përmbajtja

22 DHJETOR 2021
FILIPINE

Tajfuni Rei godet rëndë Filipinet

Tajfuni Rei godet rëndë Filipinet

Tajfuni Rei (që në vend njihet si Odeta) goditi zona të ndryshme të Filipineve nga 16-18 dhjetori 2021. Era arriti një maksimum prej 195 kilometrash në orë kur goditi vendin e parë në Filipine, ishullin Siargao. Provincat në Mindanaon Veriore, në Luzonin Jugor dhe në Visajas pësuan dëme të mëdha.

Si ndikoi te motrat dhe vëllezërit tanë

  • Mjerisht vdiqën 4 lajmëtarë

  • 1 lajmëtar nuk është gjetur akoma

  • 12 vëllezër e motra u lënduan

  • Mbi 2.000 lajmëtarë janë evakuar

  • 246 shtëpi janë shkatërruar

  • 327 shtëpi pësuan dëme të mëdha

  • 1.174 shtëpi pësuan dëme të lehta

  • 43 Salla Mbretërie pësuan dëme të vogla

Ndihma në rast katastrofash

  • Për të mbikëqyrur punën, u formuan 6 Komitete të Ndihmës në Rast Katastrofash

  • Pleqtë vendës po u japin zemër vëllezërve e motrave në zonë, ndër ta edhe atyre që humbën një njeri të dashur

  • E gjithë kjo punë po bëhet duke respektuar masat parandaluese kundër COVID-19

Nën drejtimin e pleqve, vëllezërit e motrat nga zonat që nuk u prekën nga tajfuni, dhuruan ushqime dhe veshje për lajmëtarët që u prekën nga kjo katastrofë. Pakot me ushqime nga qyteti i Davaos u shpërndanë menjëherë te familjet në nevojë në qytetin e Surigaos.

Na ther në zemër që disa vëllezër e motra të shtrenjtë humbën jetën në këtë katastrofë. Ndërsa përballemi me këto «kohë kritike, të vështira për t’u përballuar», vazhdojmë të mbështetemi te Jehovai për ngushëllim dhe forcë.—2 Timoteut 3:1.