Kalo te përmbajtja

23 NËNTOR 2020
FILIPINE

Tajfuni Vamko godet pjesë të Filipineve që tashmë ishin shkatërruar nga stuhi të fuqishme

Tajfuni Vamko godet pjesë të Filipineve që tashmë ishin shkatërruar nga stuhi të fuqishme

Vendi

Luson

Katastrofa

  • Më 11 nëntor 2020, tajfuni Vamko, që në Filipine njihet edhe si Ulises, goditi Patnanunganin në provincën e Kesonit dhe më pas shkatërroi shumë zona të Lusonit

  • Tajfuni Vamko është cikloni tropikal i 21-të që prek Filipinet këtë vit dhe ka shkaktuar një ndër përmbytjet më të mëdha që ka parë ky vend

  • Ky tajfun që shkatërroi disa pjesë të Lusonit, erdhi më pak se 2 javë pas supertajfunit Goni, i cili konsiderohet si një nga stuhitë më të fuqishme në Filipine që nga viti 2013

  • Shirat e rrëmbyeshme që pasuan stuhitë, e rritën nivelin e ujit në disa diga kryesore. Ngaqë rrezikohej struktura e tyre, autoritetet u detyruan të shkarkonin një pjesë të ujit. Për pasojë pati përmbytje edhe në zona që nuk ishin prekur nga tajfuni Vamko

Si ndikoi te motrat dhe vëllezërit tanë

  • Më tepër se 600 familje u shpërngulën. Disa prej tyre duhej të hipnin në çati për t’i shpëtuar përmbytjes para se të vinte dikush për t’i evakuar

  • Një vëlla i ri u plagos nga disa copëza xhami që e goditën në fytyrë. Ai po e merr veten

Prona të dëmtuara

Sipas një raporti fillestar:

  • Të paktën 6 Salla Mbretërie dhe 1 Zyrë Rajonale Përkthimi u përmbytën

  • Të paktën 20 shtëpi u dëmtuan

  • 1 shtëpi u shkatërrua plotësisht

Ndihma në rast katastrofash

  • Mbikëqyrësit qarkorë dhe pleqtë vendës po koordinojnë punën që vëllezërit e evakuar të kenë mjaftueshëm ushqim, ujë si edhe strehim e gjëra të tjera të domosdoshme

  • Disa familje janë kthyer në shtëpitë e tyre dhe kanë filluar t’i pastrojnë

  • U formuan edhe 3 Komitete të Ndihmës në Rast Katastrofash që po organizojnë punën për dhënien e ndihmës

  • Vëllezërit po u binden me shumë kujdes udhëzimeve të sigurisë për shkak të COVID-19 ndërsa japin ndihmë dhe mbështetje

Jemi të bindur se Jehovai do t’i mbështetë motrat dhe vëllezërit tanë në këto momente të vështira. Mezi presim kohën kur i gjithë populli i Jehovait të banojë në paqe dhe siguri, pa pasur frikë nga asnjë katastrofë natyrore.—Psalmi 4:8.