Kalo te përmbajtja

Shtëpitë e djegura të vëllezërve në Tagig, Manila Metropolitane

21 MAJ 2019
FILIPINE

Zjarret shkrumbojnë shtëpitë në Filipine

Zjarret shkrumbojnë shtëpitë në Filipine

Në mars 2019 zjarret dogjën 128 shtëpi në Kalbajog, në ishullin Samar. Në muajin shkurt ra zjarr në Tagig, ishulli Luson. Në të dyja rastet, zjarret shkatërruan shtatë shtëpi të Dëshmitarëve të Jehovait. Vëllezërit e shpërngulur po qëndrojnë te Dëshmitarët që jetojnë jashtë zonës së prekur.

Pa humbur kohë, zyra e degës mori masa që t’u siguronte ushqim, ujë dhe veshje. Pleqtë vendës u dhanë zemër vëllezërve dhe i ndihmuan nga ana praktike. Dy Komitete të Ndihmës në Rast Katastrofash po bëhen gati të rindërtojnë shtëpitë e bashkëbesimtarëve me ndihmën e vullnetarëve të Repartit Vendës të Projektim-Ndërtimit.

Jemi të sigurt që Jehovai do të vazhdojë të jetë strehë për vëllezërit e prekur nga zjarret.—Psalmi 62:8.