Kalo te përmbajtja

29 DHJETOR 2017
FILIPINE

Filipinet goditen rëndë nga dy stuhi tropikale

Filipinet goditen rëndë nga dy stuhi tropikale

Nga fundi i dhjetorit, në Filipine, dhjetëra mijë njerëz u detyruan të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre për shkak të dy stuhive tropikale vdekjeprurëse, Kai-tak (e njohur në vend si Urduja) dhe Tembin (e njohur në vend si Vinta), të cilat shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje dheu.

Stuhitë dëmtuan dy Salla Mbretërie dhe gjashtë shtëpi të Dëshmitarëve të Jehovait, ndërsa 281 familje u detyruan të evakuoheshin. Me keqardhje njoftojmë se një motër 24-vjeçare humbi jetën nga përmbytjet në Lanao-del-Norte.

Dëshmitarët vendës u kanë plotësuar nevojat më emergjente bashkadhuruesve. Përfaqësues të zyrës së degës në Filipine po përgatiten të vizitojnë zonat e prekura që të kuptojnë më tej nevojat e vëllezërve, si edhe t’u japin zemër nga Shkrimet e t’i mbështetin emocionalisht.

Na pikon në zemër për të gjithë ata që janë prekur dhe kanë pësuar humbje nga kjo katastrofë. Jemi të bindur se Jehovai do të vazhdojë të sigurojë ngushëllim dhe ndihmë praktike përmes frymës dhe organizatës së tij ndërsa puna e ndihmës ecën para.—Psalmi 9:9; Isaia 51:12.

Zëdhënësit për mediat:

Ndërkombëtar: Dejvid Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, +1-845-524-3000

Filipine: Din Xhejsëk, +63-2-224-4444