Kalo te përmbajtja

12 NËNTOR 2018
FILIPINE

Tajfuni Jutu vazhdon të godasë Filipinet

Tajfuni Jutu vazhdon të godasë Filipinet

Të martën, më 30 tetor, tajfuni Jutu goditi Lusonin, ishullin më të madh të Filipineve. Më 24 tetor, kishte goditur veriun e Ishujve Mariane si supertajfun. Shirat e rrëmbyer të stuhisë shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje dheu vdekjeprurëse. Me mijëra u evakuan dhe 11 rezultojnë të vdekur.

Zyra e degës në Filipine raporton se stuhia nuk ka vrarë e as nuk ka plagosur asnjë nga vëllezërit tanë. Gjithsesi, ka dëmtuar 73 shtëpi të Dëshmitarëve si dhe 6 Salla Mbretërie. Zyra e degës po organizon punën për të dhënë ndihmën e nevojshme.

Vazhdojmë të lutemi për motrat dhe vëllezërit tanë në Filipine, të cilët janë prekur nga 18 tajfunë gjatë këtij viti. Ashtu si vëllezërit filipinas, edhe ne kemi besim se Jehovai i mbështet shërbëtorët e tij.—Psalmi 55:22.