24 NËNTOR 2017
FINLANDË
Dëshmitarët e Jehovait rifillojnë predikimin në vendet publike në Turku, Finlandë
HELSINKI—Vetëm pak ditë pas sulmit terrorist vdekjeprurës në Turku, Finlandë, më 18 gusht 2017, autoritetet lokale i mirëpritën Dëshmitarët e Jehovait në sheshin e pazarit, që të rifillonin shërbimin e tyre publik.
«Dëshmitarët e kanë prej kohësh vendin e tyre në shesh dhe janë pjesë themelore e pamjes së qytetit,—u shpreh z. Temu Risaneni, i cili mbikëqyr sheshin e pazarit në Turku.—Më parë, kur nuk i shihnin aty Dëshmitarët, banorët pyesnin gjithë merak: ‘Po ku janë ata?’ Dëshmitarët shfaqin një qëndrim mirëdashës dhe pozitiv që i përshtatet më së miri atmosferës në shesh.»
Veiko Leinoneni, zëdhënës në zyrën e degës të Finlandës, thotë: «E kemi çmuar reagimin mirëdashës të autoriteteve lokale dhe merakun e përzemërt që na kanë treguar banorët e Turkut. Madje, autoritetet na kanë lejuar të përdorim edhe një kabinë provizore që siguron strehë dhe mbrojtje. Me kënaqësi do të vazhdojmë t’ua japim mesazhin ngushëllues të Biblës fqinjëve tanë në Turku.»
Zëdhënësit për mediat:
Ndërkombëtar: Dejvid Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, +1-845-524-3000
Finlandë: Veiko Leinoneni, +358-400-453-020