7 JANAR 2021
FIXHI
Cikloni Jasa i kategorisë 5 godet Fixhin
Vendi
Fixhi
Katastrofa
Të enjten më 17 dhjetor 2020, cikloni i fuqishëm tropikal Jasa goditi Vanua-Levun, ishulli i dytë më i madh në Fixhi
Jasa është cikloni i dytë më i fuqishëm në historinë e Fixhit. Sipas disa burimeve të informacionit, erërat arritën shpejtësinë 260 kilometra në orë
Në zonat e prekura kishte të paktën 30 kongregacione dhe grupe të izoluara
Si ndikoi te motrat e vëllezërit tanë
Nuk është lënduar asnjë motër a vëlla
Sipas raportimeve të para, 20 familje janë evakuar
Cikloni ka sjellë dëme të mëdha te të mbjellat, duke shkatërruar kështu burimin kryesor të ushqimit për 430 lajmëtarët në atë zonë
Prona të dëmtuara
10 shtëpi janë shkatërruar
25 shtëpi janë dëmtuar
1 Sallë Mbretërie ka pësuar dëme të lehta
Ndihma në rast katastrofash
Dega e Fixhit ka formuar 3 Komitete të Ndihmës në Rast Katastrofash (KNRK). Falë punës së këtyre komiteteve, lajmëtarët në këtë zonë kanë marrë ndihma të nevojshme të tilla, si ujë të pijshëm, veshje, ushqim dhe mushama. Gjithashtu KNRK-të kanë ndihmuar lajmëtarët e evakuar të gjejnë strehim të përkohshëm
Përfaqësues nga dega e Fixhit bashkë me mbikëqyrësit qarkorë në zonën e prekur, po vizitojnë lajmëtarët për t’u dhënë zemër nga Shkrimet
Të gjithë ata që po ndihmojnë dhe po inkurajojnë vëllezërit gjatë kësaj katastrofe, po u binden me kujdes masave parandaluese kundër COVID-19
Edhe pse vëllezërit dhe motrat kanë pësuar humbje për shkak të kësaj stuhie të furishme, ata po shohin me sytë e tyre sa të vërteta janë fjalët e Psalmit 46:1: «Perëndia është streha . . . jonë.»