18 GUSHT 2023
FRANCË
Dëshmi publike në Festivalin Ndërkombëtar të Anijeve me Vela në Ruan, Francë
Çdo 4 vjet në Ruan, Francë, mbahet Armada, një event unik ndërkombëtar ku bashkohen anije të mëdha lundrimi nga e gjithë bota. Këtë vit, ky eveniment u mbajt nga data 8 deri më 18 qershor, dhe rreth 6 milionë vizitorë erdhën nga shtete të ndryshme. Çdo ditë, Dëshmitarët e Jehovait vendosën stenda me literaturë në 12 pika të ndryshme, në qytet. Mbi 600 vëllezër e motra morën pjesë në këtë organizim dhe folën me qindra veta.
Një fotograf pensionist u afrua te një nga stendat e literaturës dhe komentoi sa të sjellshëm e miqësorë ishin Dëshmitarët kudo që i shikonte. Kështu nisën të flisnin gjerë e gjatë për faktin që sot shumica e njerëzve nuk shfaqin dashuri. Pasi lexuan dhe biseduan për 2 Timoteut 3:1-5, ai pranoi broshurën Gëzoje jetën përgjithmonë. Më pas u dha vëllezërve informacionet e kontaktit dhe tha se mezi pret të bisedojë prapë me Dëshmitarët.
Në një rast tjetër, një grua e re u afrua te një nga stendat dhe pyeti: «Nëse Jezui vdiq dhe u ringjall, pse nuk janë ringjallur akoma njerëzit tanë të dashur? Kam humbur gjyshin dhe gjyshen e dua t’i takoj prapë.» Për t’iu përgjigjur pyetjes, motra jonë i tregoi videon Ngushëllim për të pikëlluarit. Pas bisedës, gruaja pranoi një broshurë dhe ftesën për të studiuar Biblën.
Jemi të lumtur që vëllezërit e motrat tanë në Francë u ofruan vullnetarisht ‘që t’u japin të tjerëve lajmin e mirë’.—1 Korintasve 9:23.