8 GUSHT 2019
FRANCË
Paris, Francë—Kongresi ndërkombëtar «Dashuria nuk shuhet kurrë»!
Datat: 2-4 gusht 2019
Vendi: Parc des Expositions de Paris-Nord Villepinte në Paris, Francë
Gjuhët: angleze, frënge, gjermane, rumune, ruse, spanjolle
Maksimumi i të pranishmëve: 37.809
Numri i të pagëzuarve: 265
Numri i delegatëve ndërkombëtarë: 5.500
Degët e ftuara: Bregu i Fildishtë, Britani, Ekuador, Evropa Qendrore, Greqi, Kaledonia e Re, Kanada, Kazakistan, Kili, Moldavi, Shtetet e Bashkuara, Tahiti, Zambie
Komente pozitive: Pasi vërejti trafikun nga numri i madh i makinave, një nga menaxherët e kompleksit ku u mbajt kongresi tha: «S’inatoseni ndonjëherë ju? Gjatë gjithë kongresit tuaj, asnjëri nuk i ra borisë dhe asnjëri nuk të priste rrugën. S’kishte asnjë shofer të zemëruar. Të gjithë dukeshin të qetë.»
Një pjesëtar i stafit të një hoteli ku qëndruan disa delegatë, tregon: «Kam parë shumë grupe të ndryshme, por organizata juaj është më e mira. Dukeni që jeni shumë të lumtur dhe atmosfera është fantastike.»
Vëllezër dhe motra vendës në aeroportin e Parisit mirëpresin delegatët
Vëllezër dhe motra marrin pjesë në dëshminë me stenda; në sfond duket Kulla Eifel
Delegatët gëzojnë shoqërinë e njëri-tjetrit
Një çift i martuar pagëzohet të shtunën
Delegatë nga Tahiti me veshje popullore teksa dëgjojnë programin
Vëlla Entoni Morisi, anëtar i Trupit Udhëheqës, teksa mban fjalimin e fundit të shtunën
Shërbëtorë specialë në kohë të plotë nga vende të tjera përshëndetin auditorin gjatë mbylljes së kongresit
Gjatë pritjes për publikun në Bethel, një vëlla tregon si bëhen ëmbëlsira tipike franceze