12 DHJETOR 2012
FRANCË
Franca u kthen Dëshmitarëve të Jehovait paratë e marra pa të drejtë
Pas një beteje ligjore 14-vjeçare, më 11 dhjetor 2012 qeveria e Francës u ktheu Dëshmitarëve të Jehovait një shumë prej 6.373.987,31 eurosh (8.294.320 $).
Në vitin 1998 kjo qeveri shpalli se Dëshmitarët e Jehovait duhet t’i jepnin shtetit si taksë 60 për qind të kontributeve fetare që bënin. Ky ligj ishte fatal dhe prapaveprues, domethënë vlente edhe për vitet para se ky ligj të hynte në fuqi, dhe në vitin 2003 kjo qeveri kërkoi të bëhej një pjesë e pagesës. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut e shpalli Francën fajtore se kjo taksë e paligjshme shkelte lirinë fetare të Dëshmitarëve të Jehovait dhe, nëse do t’u imponohej, do të sillte mbylljen e zyrave të Dëshmitarëve të Jehovait dhe do të pengonte veprën e tyre të arsimimit biblik. Ngaqë kjo gjykatë e shpalli të paligjshme taksën, qeveria franceze tani po fillon të vërë në zbatim vendimin e gjykatës duke u kthyer Dëshmitarëve paratë bashkë me interesat dhe duke u paguar edhe shpenzimet ligjore.
Zëdhënësi për mediat:
J. R. Brown, Zyra e Informacionit Publik, tel. +1 718 560 5000
Francë: Guy Canonici, tel. +33 2 32 25 55 55