Kalo te përmbajtja

29 TETOR 2018
FRANCË

Përmbytje të papritura në jug të Francës

Përmbytje të papritura në jug të Francës

Më 14 dhe 15 tetor 2018, në jug të Francës kanë rënë shira të rrëmbyer që kanë shkaktuar përmbytje të mëdha dhe të paktën 10 të vdekur.

Sipas raportit të degës së Francës, të gjithë Dëshmitarët në atë zonë janë të sigurt, edhe pse disa familje janë evakuar gjatë përmbytjes. Disa vëllezër kanë raportuar se në përgjithësi pronat e tyre kanë pësuar dëme të lehta, ama 3 janë dëmtuar rëndë. Zyra e Ndihmës në Raste Katastrofash që ndodhet në degën e Francës, vazhdon të ndihmojë vëllezërit tanë.

Jemi të bindur se dora e fuqishme e Perëndisë tonë, Jehovait, ‘do t’i mbajë fort’ vëllezërit që nuk i ndahen në këto kohë stresuese.—Psalmi 63:8.