Kalo te përmbajtja

4 MAJ 2022
GANË

Prezantohet Përkthimi Bota e Re i rishikuar në gjuhën tviane (asante)

Prezantohet Përkthimi Bota e Re i rishikuar në gjuhën tviane (asante)

Bibla e rishikuar mund të shkarkohej menjëherë pas fjalimit të vëllait Sanderson

Të dielën më 24 prill 2022, vëllai Mark Sanderson, anëtar i Trupit Udhëheqës, prezantoi botimin e rishikuar të Shkrimeve të Shenjta—Përkthimi Bota e Re në gjuhën tviane (asante). Bibla në formatin dixhital u vu në dispozicion të auditorit menjëherë pas fjalimit. Kurse botimi i shtypur do të dalë në gusht.

Gjuhët tviane (asante) dhe tviane (akuapeme) janë pjesë e grupit të gjuhëve akanase, që fliten nga miliona veta në Afrikën Perëndimore. Në vitin 1871 u përkthye një Bibël në gjuhën tviane (akuapeme). Më 1897 doli një përkthim tjetër i Biblës, sërish në gjuhën tviane (akuapeme). Ndërsa në gjuhën tviane (asante) Bibla e parë u përkthye në vitin 1964. Në vitin 2012 Dëshmitarët e Jehovait nxorën Përkthimin Bota e Re në gjuhën tviane (asante).

Një motër duke ndjekur nga shtëpia programin e regjistruar më parë

Duke menduar për projektin, një përkthyes tha: «Fillimisht dukej si një punë gati e pamundur. Por iu lutëm pareshtur Jehovait dhe u mbështetëm plotësisht te fryma e tij, ndaj s’kaloi asnjë ditë pa ndier dorën e tij në punë.»

Përkthimi Bota e Re i rishikuar në gjuhën tviane (asante) është një dhuratë tjetër që do t’i ndihmojë vëllezërit e motrat që flasin këtë gjuhë, t’i shërbejnë sa më mirë Perëndisë tonë bujar, Jehovait.—Jakovi 1:17.