Kalo te përmbajtja

23 QERSHOR 2020
GJEORGJI

Prezantohet Përkthimi Bota e Re i rishikuar në gjeorgjisht

Prezantohet Përkthimi Bota e Re i rishikuar në gjeorgjisht

Të dielën, më 21 qershor 2020, u prezantua Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re i rishikuar në gjeorgjisht në një mbledhje speciale nëpërmjet një videokonference. Vëlla Xhefri Xhekson, anëtar i Trupit Udhëheqës, e prezantoi Biblën e rishikuar në një fjalim të regjistruar, dhe programin e ndoqën 19.521 veta. Versioni elektronik i botimit të rishikuar u vu menjëherë në dispozicion në jw.org.

Projekti i rishikimit të Biblës në gjeorgjisht zgjati 4 vjet. Një përkthyes thotë: «Falë gjuhës së thjeshtë, tekstin mund ta kuptojnë njerëz të çdo moshe. Shpresoj që familjet të kënaqen ndërsa e studiojnë së bashku.»

Një pjesëtar tjetër i skuadrës së përkthimit thotë: «Synimi ynë ishte që të gjithë lexuesit ta kapnin menjëherë pikën, pavarësisht nga arsimimi.»

Jemi të sigurt se të gjithë ata që do ta përdorin këtë përkthim të saktë e të qartë të Biblës, do ta falënderojnë Jehovain për këtë dhuratë të dashur.—Jakovi 1:17.