Kalo te përmbajtja

6 KORRIK 2023
GJEORGJI

Prezantohet libri i Mateut në gjuhën mingreliane

Prezantohet libri i Mateut në gjuhën mingreliane

Më 30 qershor 2023, vëllai Joni Shalamberidze, anëtar i Komitetit të Degës në Gjeorgji, prezantoi botimin Bibla—Lajmi i mirë sipas Mateut në gjuhën mingreliane. Ky është libri i parë i Biblës i botuar në këtë gjuhë. Prezantimi i tij u bë në Kongresin Rajonal me temë «Prisni me durim!», që u mbajt në Sallën e Asambleve në Zugdidi, Gjeorgji. 627 të pranishmëve iu vu në dispozicion formati i shtypur dhe elektronik i librit.

Gjuha mingreliane flitet kryesisht nga ata që jetojnë në rajonin e Samegrelos, në Gjeorgjinë perëndimore. Në vitin 2019, Dëshmitarët e Jehovait hapën një Zyrë Rajonale Përkthimi në Zugdidi.

Dëshmitarët e Jehovait janë ndër të paktat organizata që kanë botuar materiale të shkruara në gjuhën mingreliane. Një përkthyes shpjegoi: «Meqë gjuha mingreliane është kryesisht gjuhë e folur, nuk ka rregulla standarde për gramatikën dhe për shqiptimin. Kjo ishte edhe sfida jonë më e madhe. U mor vendimi që të ndiqnim rregullat e gramatikës së gjuhës gjeorgjiane e njëkohësisht t’i kushtonim vëmendje të veçantë mënyrës si flitej gjuha mingreliane.»

Zyra Rajonale e Përkthimit për gjuhën mingreliane në Zugdidi, Gjeorgji

Për më tepër, për disa fjalë që përdoren në Bibël nuk ka një fjalë specifike në gjuhën mingreliane. Për shembull, në këtë gjuhë nuk ekziston fjala «pendim». Prandaj, përkthyesit e përcollën idenë e kësaj fjale me shprehjen «keqardhje për keqbërjen».

Gëzojmë me vëllezërit e motrat që flasin gjuhën mingreliane ndërsa e përdorin përkthimin e ri për të ndihmuar sa më shumë njerëz që janë «të uritur dhe të etur për drejtësinë».—Mateu 5:6.