Kalo te përmbajtja

Salla e Mbretërisë ku ndodhi sulmi. Qytetarë dhe zyrtarë të qeverisë në Hamburg vendosën lule në hyrje, në shenjë keqardhjeje

20 MARS 2023
GJERMANI

Sulm me armë në një Sallë Mbretërie në Hamburg, Gjermani

Sulm me armë në një Sallë Mbretërie në Hamburg, Gjermani

Siç është raportuar më parë, më 9 mars 2023, një burrë sulmoi me armë kongregacionin e Hamburg-Vinterhudit pasi kishte përfunduar mbledhja e mesjavës. Pasi vrau dhe plagosi disa vëllezër e motra, ai e ndërpreu sulmin ngaqë në Sallën e Mbretërisë hynë forcat e policisë. Më pas, burri vrau veten. Dëshmitarët e Jehovait në Gjermani dhe në mbarë botën, janë prekur thellë nga shprehjet e dashamirësisë, të dashurisë dhe të ngushëllimit që morën nga zyrtarë, organizata dhe individë nga e gjithë bota.

Situata e vëllezërve dhe e motrave

  • Mjerisht humbën jetën 4 vëllezër, 2 motra dhe fëmija i palindur i një motre të plagosur

  • 2 vëllezër dhe 7 motra u plagosën

Ndihma në rast katastrofash

  • Përfaqësues të degës së Evropës Qendrore, 2 mbikëqyrës qarkorë dhe pleq vendës po sigurojnë ngushëllim e mbështetje

Si vëllazëri e bashkuar, lutemi për të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi. Jehovai është «një kala në ditë vuajtjesh» dhe do të na japë forcë të përballojmë këto kohë të vështira, ndërsa vazhdojmë ta adhurojmë në paqe.—Naumi 1:7.