Kalo te përmbajtja

4 NËNTOR 2014
GREQI

Stadiumi Olimpik në Greqi mirëpret Dëshmitarët e Jehovait me rastin e kongresit ndërkombëtar

Stadiumi Olimpik në Greqi mirëpret Dëshmitarët e Jehovait me rastin e kongresit ndërkombëtar

Samuel Herd (djathtas), anëtar i Trupit Udhëheqës të Dëshmitarëve të Jehovait, në fund të programit të çdo dite mbante një fjalim biblik që përkthehej në greqisht.

Të shtunën më 28 qershor u pagëzuan 337 veta, 305 në Greqi dhe 32 në Qipro.

ATHINË, Greqi—Dëshmitarët e Jehovait në Greqi ndoqën kongresin ndërkombëtar me temë «Vazhdoni të kërkoni në radhë të parë Mbretërinë e Perëndisë!» Ai u mbajt më 27​-​29 qershor 2014 në Qendrën Olimpike Atletike të Athinës, ku u mbajtën edhe Lojërat Olimpike në 2004-n. Në stadium u mblodhën 35.863 studentë të Biblës. Pjesë të përzgjedhura të programit u ndoqën edhe nga 3.093 të tjerë në Belgjikë e Qipro nëpërmjet lidhjes me video. Kështu, numri i përgjithshëm arriti në 38.956.

Ndër të pranishmit kishte edhe delegatë nga Afrika e Jugut, Hungaria, Koreja, Kroacia, Rumania, Shtetet e Bashkuara dhe Turqia. Christina Michail, menaxherja e stadiumit kryesor «Olimpik», komentoi: «Ishte bukur të shihje njerëz nga raca e vende ndryshme që rrinin ulur bashkë, bënin fotografi bashkë; më pëlqeu atmosfera e ngrohtë . . . Ishte vërtet mbresëlënëse. Pamje të tilla janë të rralla në këtë stadium. Zakonisht këtu vijnë sportdashës dhe tifozë të skuadrave, por sjellja e tyre ndryshon si nata me ditën; ja pse na bën shumë përshtypje dhe kënaqemi kur shohim diçka të tillë.»

Pjesëmarrës në kongresin që u mbajt në Qendrën Olimpike Atletike të Athinës.

Robert Kern, zëdhënës i zyrës së degës të Dëshmitarëve të Jehovait në Greqi, shtoi: «Kemi marrë qindra letra falënderimi për programin dhe që patën mundësi të jenë me familjen ndërkombëtare të besimit. Ishte e mrekullueshme të mirëpritnim aq shumë motra e vëllezër nga vende të tjera për këtë rast të paharrueshëm.»

Zëdhënësi(t) për median:

Ndërkombëtar: J. R. Brown, Zyra e informacionit publik, tel. +1 718 560 5000

Greqi: Babis Andreopoulos, tel. +30 210 617 8606