Kalo te përmbajtja

27 KORRIK 2018
GREQI

Zjarre të furishme godasin Greqinë

Zjarre të furishme godasin Greqinë

Zjarre të furishme, të intensifikuara nga erëra të fuqishme, kanë sjellë dëme në njerëz dhe në prona jashtë Athinës, Greqi. Të paktën 76 veta kanë humbur jetën dhe 187 janë plagosur nga zjarret, të cilat konsiderohen si zjarret më vdekjeprurëse që kanë goditur vendin për më se 1 dekadë.

Zyra e degës e Dëshmitarëve të Jehovait në Greqi raporton që asnjë Dëshmitar nuk është plagosur, as ka humbur jetën në këtë katastrofë. Gjithsesi, të gjithë vëllezërit në zonat e prekura janë evakuar dhe aktualisht janë strehuar në shtëpitë e Dëshmitarëve të kongregacioneve fqinje. Veç kësaj, 4 shtëpi të Dëshmitarëve kanë pësuar dëme të mëdha dhe 1 është shkatërruar.

Lutemi për vëllezërit që janë prekur nga kjo katastrofë, si dhe për ata që u kanë treguar përzemërsi vëllazërore duke i strehuar në shtëpitë e tyre. (Gjoni 13:34, 35) Jemi të sigurt që Jehovai do t’i mbështetë vëllezërit tanë gjatë kësaj peripecie.