16 MARS 2021
GUINEJA EKUATORIALE
Shpërthimet fatale sjellin shkatërrim e ankth në Guinenë Ekuatoriale
Vendi
Zona e Mondong-Ankuantomes në qytetin e Batës, Guineja Ekuatoriale
Katastrofa
Më 7 mars 2021 ndodhën disa shpërthime në një kamp ushtarak në qytetin më të madh të Guinesë Ekuatoriale. Këto shpërthime shkaktuan dëme të rënda
Si ndikoi te motrat dhe vëllezërit tanë
12 lajmëtarë u lënduan lehtë
42 lajmëtarë u shpërngulën
1 motër po vuan, sepse vajza e saj 9-vjeçare është në gjendje kritike
Disa lajmëtarëve u kanë vdekur disa të afërm që nuk ishin Dëshmitarë
Prona të dëmtuara
23 shtëpi pësuan dëme të vogla
6 shtëpi pësuan dëme të mëdha
6 shtëpi u shkatërruan
Ndihma në rast katastrofash
Për të koordinuar punën e dhënies së ndihmave, u ngrit një Komitet i Ndihmës në Rast Katastrofash. Ky Komitet po bashkëpunon me mbikëqyrësit qarkorë dhe pleqtë vendës për të kuptuar çfarë dëmesh janë shkaktuar dhe për çfarë kanë nevojë motrat e vëllezërit
Mbikëqyrësit qarkorë bashkë me pleqtë vendës po ngushëllojnë lajmëtarët nga Fjala e Perëndisë
E gjithë kjo punë po bëhet duke respektuar masat parandaluese kundër COVID-19
Lutemi që motrat e vëllezërit tanë që janë prekur nga kjo katastrofë, të vazhdojnë të gjejnë strehë te Jehovai.—Psalmi 46:1.