18 GUSHT 2021
HAITI
Një tërmet i fuqishëm godet Haitin
Më 14 gusht 2021, një tërmet 7,2 ballësh sipas shkallës Rihter tronditi pjesën jugperëndimore të Haitit, i ndjekur nga disa lëkundje më të lehta. Ende po vlerësohet dëmi që ka shkaktuar.
Si ndikoi te motrat dhe vëllezërit tanë
Mjerisht, 2 motra dhe 1 vëlla vdiqën
21 vëllezër e motra janë lënduar
119 shtëpi janë dëmtuar
72 shtëpi janë shkatërruar komplet
5 Salla Mbretërie kanë pësuar dëme të lehta
4 Salla Mbretërie kanë pësuar dëme të mëdha
Ndihma në rast katastrofash
Një Komitet Ndihme në Rast Katastrofash (KNRK) po koordinon punën për dhënien e ndihmës. KNRK-ja po bashkëpunon me dy mbikëqyrësit qarkorë në zonën e prekur dhe me pleqtë vendës për të dhënë ndihmë praktike dhe inkurajim nga Shkrimet
KNRK-ja po organizon shpërndarjen e ndihmave humanitare, të tilla si batanije, veshje, ushqime, ujë, ilaçe dhe tenda kundër ujit. Gjithashtu kanë marrë masa që motrat e vëllezërit e lënduar të marrin ndihmë mjekësore
E gjithë kjo punë po bëhet duke respektuar masat parandaluese kundër COVID-19
Pavarësisht nga kjo situatë e vështirë, të dielën më 15 gusht shumica e kongregacioneve në zonat e prekura arritën të mbanin mbledhjen e fundjavës nëpërmjet videokonferencës. Veç kësaj, vëllezërit e motrat panë programin e së dielës paradite të kongresit «Merr forcë falë besimit!»
Jemi të pikëlluar për bashkëbesimtarët tanë që humbën jetën. Lutemi për vëllezërit e motrat që vajtojnë ose që vuajnë fizikisht dhe emocionalisht për shkak të tërmetit. Jemi të sigurt se Jehovai e sheh dhimbjen e tyre dhe do të jetë streha dhe forca e tyre gjatë këtyre kohëve plot vuajtje.—Psalmi 46:1, 2.