15 QERSHOR 2023
HAITI
Përmbytje shkatërrimtare në Haiti
Më 2 dhe 3 qershor 2023, reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje të mëdha në disa pjesë të Haitit. Raportet tregojnë se janë përmbytur dhjetëra mijë shtëpi, duke prekur thuajse 40.000 familje në zona të ndryshme të vendit. Mbi 13.500 veta janë evakuar dhe të paktën 50 njerëz kanë humbur jetën.
Situata e vëllezërve dhe e motrave
Asnjë vëlla ose motër nuk ka humbur jetën
1 vëlla dhe 1 motër janë lënduar
60 lajmëtarë janë evakuar
1 shtëpi është shkatërruar
3 shtëpi kanë pësuar dëme të mëdha
19 shtëpi kanë pësuar dëme të vogla
Asnjë Sallë Mbretërie ose godinë teokratike nuk është dëmtuar
Ndihma në rast katastrofash
Mbikëqyrësit qarkorë dhe pleqtë vendës po u japin zemër nga Shkrimet dhe po u sigurojnë ndihmë praktike vëllezërve e motrave në zonat e prekura
Kongregacionet vendëse po ndihmojnë të prekurit nga kjo katastrofë
S’kemi fare dyshim se ‘Jehovai do t’u japë forcë’ vëllezërve e motrave që janë goditur nga kjo katastrofë në Haiti.—Psalmi 29:11.