Kalo te përmbajtja

15 TETOR 2018
HAITI

Tërmeti shkund veriun e Haitit

Tërmeti shkund veriun e Haitit

Të shtunën, më 6 tetor 2018, një tërmet 5,9-ballësh goditi rajonin verior të Haitit, duke vrarë 17 veta e duke plagosur mbi 300 të tjerë.

Asnjë Dëshmitar nuk ka vdekur, megjithatë dy lajmëtarë kanë pësuar plagë të lehta. Raportet e para të mbikëqyrësve qarkorë tregojnë se janë dëmtuar 44 shtëpi të Dëshmitarëve dhe 4 Salla Mbretërie. Në qytetin e Port-de-Peit janë shpërngulur rreth 50 vëllezër bashkë me familjarët e tyre të ngushtë, pasi tërmeti i ka bërë shtëpitë e tyre të paqëndrueshme e të pasigurta. Për këto familje po kujdeset kongregacioni vendës. Një anëtar i komitetit të degës të Haitit dhe 2 vëllezër të Repartit Vendës të Projektim-Ndërtimit kanë vizituar zonat e prekura për të vlerësuar dëmet e për të dhënë inkurajim. Është formuar një Komitet i Ndihmës në Rast Katastrofash për të organizuar dhënien e ndihmës.

Vazhdojmë të mendojmë e të lutemi për vëllezërit tanë në Haiti. I jemi mirënjohës Atit tonë të dashur qiellor që ka premtuar se dashamirësia e tij do t’i ngushëllojë shërbëtorët besnikë.—Psalmi 119:76.