Kalo te përmbajtja

8 GUSHT 2019
HOLANDË

Utrekt, Holandë—Kongresi ndërkombëtar «Dashuria nuk shuhet kurrë»!

Utrekt, Holandë—Kongresi ndërkombëtar «Dashuria nuk shuhet kurrë»!
  • Datat: 2-4 gusht 2019

  • Vendi: Jaarbeurs Hallencomplex në Utrekt, Holandë

  • Gjuhët: angleze, arabe, holandeze, holandeze e shenjave, papiamento, polake, portugeze, spanjolle, tviane

  • Maksimumi i të pranishmëve: 42.335

  • Numri i të pagëzuarve: 212

  • Numri i delegatëve ndërkombëtarë: 6.000

  • Degët e ftuara: Afrika e Jugut, Australazi, Belgjikë, Brazil, Indonezi, Kanada, Kolumbi, Kore, Portugali, Rumani, Surinam, Shtetet e Bashkuara

  • Komente pozitive: Një vëlla i punësuar nga kompania që pastron rregullisht kompleksin, mori një telefonatë nga menaxheri i tij. Ai i tha: «Kemi tashmë një grup Dëshmitarësh që po bëjnë çdo gjë siç ramë dakord, duke e pastruar kompleksin dhe duke marrë masat që të mbahet i pastër edhe gjatë kongresit. Me siguri që do ta dorëzojnë kompleksin më mirë seç e kishin gjetur. S’kam parë ndonjëherë diçka të tillë. Madje kanë pastruar dhe ambiente të restorantit, që ata nuk do t’i përdorin. Në tualet janë gjithmonë dy veta për të ndihmuar dhe, kur ndodh diçka në kompleks, menjëherë do të vijë dikush ta rregullojë. Është e jashtëzakonshme!»

 

Vëllezër e motra vendës mirëpresin delegatët në aeroport

Bethelitë përshëndetin delegatët që po vizitojnë degën e Holandës

Një delegate dhe një motër vendëse ofrojnë ftesën për kongres

Vëllezër dhe motra në sallën kryesore të Jaarbeurs Hallencomplex teksa dëgjojnë programin. 5 salla të tjera në kompleks ishin të lidhura me video

Disa nga 212 vëllezërit dhe motrat që u pagëzuan

Vëllezër e motra mbajnë shënime gjatë programit

Delegatët ndërkombëtarë duke shkëmbyer dhurata

Vëlla Xhefri Xheksoni, anëtar i Trupit Udhëheqës, teksa mban fjalimin e fundit të dielën

Misionarë dhe shërbëtorë të tjerë specialë në kohë të plotë përshëndetin auditorin gjatë mbylljes së kongresit