11 NËNTOR 2014
HONDURAS
Aksident tragjik në Honduras
Mëngjesin e 31 tetorit 2014 u aksidentuan 57 Dëshmitarë të Jehovait që po udhëtonin me autobus nga San Carlos Choloma. Ata po shkonin në Las Flores Lempira si vullnetarë për të dhënë mësime biblike. Si pasojë humbën jetën shoferi i autobusit dhe trembëdhjetë Dëshmitarë, përfshirë dy vajza 14-vjeçare dhe një 8-vjeçare. Të 44 të mbijetuarit u çuan për kontroll mjekësor në spital. Vetëm dy prej tyre kishin nevojë për kujdes mjekësor intensiv, por tashmë kanë dalë nga spitali. Bashkëbesimtarët po u japin ndihmë emocionale dhe praktike. Për nëntë nga viktimat, funerali u bë në Choloma më 1 nëntor 2014. Në funeral kishte rreth 3.000 veta.
José Castillo, një zëdhënës i Dëshmitarëve të Jehovait në Honduras, u shpreh: «E vlerësojmë mbështetjen e madhe të komunitetit dhe të agjencive të ndryshme që u kanë ardhur në ndihmë të prekurve nga tragjedia.»
Zëdhënësi(t) për median:
Ndërkombëtar: J. R. Brown, Zyra e informacionit publik, tel. +1 718 560 5000
Honduras: José Castillo Adriano, tel. +504 9998 0895
Meksikë: Gamaliel Camarillo, tel. +52 555 133 3048