Kalo te përmbajtja

6 PRILL 2016
HUNGARI

Qendra Përkujtimore e Holokaustit në Hungari përuron pllakën përkujtimore në nder të Dëshmitarëve të ekzekutuar nga nazistët

Qendra Përkujtimore e Holokaustit në Hungari përuron pllakën përkujtimore në nder të Dëshmitarëve të ekzekutuar nga nazistët

BUDAPEST, Hungari—Qendra Përkujtimore e Holokaustit në Budapest përuroi një pllakë përkujtimore në nder të katër Dëshmitarëve të Jehovait që i bënë ballë përndjekjes gjatë epokës naziste. Ceremonia e përurimit u mbajt më 11 dhjetor 2015.

Pllakë përkujtimore për katër Dëshmitarë të Jehovait, të ekzekutuar nga nazistët gjatë Luftës II Botërore

Katër djemtë, Lajos Deli, Antal Hönisch, Bertalan Szabó dhe János Zsondor, u ekzekutuan publikisht nga partia naziste hungareze (Arrow Cross) në qytetet hungareze të Kormendit dhe të Sharvarit në mars të 1945-s, sepse refuzuan shërbimin ushtarak gjatë Luftës II Botërore. Pllaka përkujtimore mban emrat e tyre dhe vargun biblik të Veprave 5:29: «Ne duhet t’i bindemi Perëndisë si sundimtar, dhe jo njerëzve.»

Dr. Csaba Latorcai, zëvendëssekretar i shtetit për çështjet e rëndësishme sociale në Hungari, gjatë fjalimit në ceremoninë e përurimit

Dr. Csaba Latorcai, zëvendëssekretar i shtetit për çështjet e rëndësishme sociale, tha në fjalimin e hapjes: «Pllaka përkujton katër djem Dëshmitarë të Jehovait. . . . Si Dëshmitarë të Jehovait, iu bindën urdhrit ‘mos vrit’ dhe dëgjuan ndërgjegjen që të mos ngrinin armët kundër bashkëbesimtarëve dhe të tjerëve.»

Një orator tjetër në ceremoninë e përurimit, dr. Szabolcs Szita, drejtor i Qendrës Përkujtimore të Holokaustit, tha: «Përurimi i pllakës përkujtimore është një fitore, sepse për dekada Dëshmitarët e Jehovait kanë qenë një grup i lënë në harresë ndër ata që vuajtën nën regjimin nazist. Katër djemtë që u ekzekutuan kishin një besim aq të fortë, sa e ruajtën integritetin edhe përballë vdekjes. Që të gjithë janë shembuj të mirë për ne edhe sot e kësaj dite.»

Dr. Szabolcs Szita, drejtor i Qendrës Përkujtimore të Holokaustit në Budapest, zbulon pllakën përkujtimore

Zëdhënësit për mediat:

Ndërkombëtar: David A. Semonian, Zyra e Informacionit Publik, tel. +1 718 560 5000

Hungari: András Simon, tel. +36 1 401 1118