22 NËNTOR 2023
INDI
Prezantohet libri i Mateut në gjuhën nikobareze
Më 10 nëntor 2023, gjatë kongresit rajonal «Prisni me durim!» që u mbajt në Port-Bler, Ishujt Andaman-e-Nikobar, Indi, u prezantua Bibla—Ungjilli sipas Mateut, në gjuhën nikobareze. Aty ishin të pranishëm 180 veta. Libri u vu në dispozicion menjëherë në format elektronik. Së shpejti do të jetë në dispozicion edhe në format të shtypur.
Ishujt Andaman-e-Nikobar janë një grup me mbi 800 ishuj që ndodhen në Oqeanin Indian, dhe 31 prej tyre janë të banuar. Është përllogaritur se ishujt kanë gjithsej 430.000 banorë, dhe 30.000 prej tyre flasin gjuhën nikobareze. Kongregacioni i parë në gjuhën nikobareze u formua më 2001. Sot ka 3 kongregacione me 129 lajmëtarë gjithsej.
E vetmja Bibël e plotë në gjuhën nikobareze e përdor emrin Jehova te Psalmi 83:18 dhe në pak vargje të tjera, por jo në librin e Mateut. Megjithatë, shumë fjalë dhe shprehje janë të vjetra dhe mjaft të vështira për t’u kuptuar. Por ky libër i Mateut që sapo doli, është i qartë dhe i kuptueshëm. Përveç kësaj, e ka rivendosur me saktësi emrin e Perëndisë Jehova, në 18 vende.
Jemi të sigurt se ky përkthim i ri i librit të Mateut do të ndihmojë edhe më shumë njerëz të sinqertë që flasin gjuhën nikobareze, t’i afrohen atij që ka krijuar gjithçka, Jehovait.—Psalmi 36:9.