Kalo te përmbajtja

28 NËNTOR 2018
INDI

India goditet nga cikloni Gaja

India goditet nga cikloni Gaja

Më 16 nëntor 2018, cikloni Gaja i ka shkaktuar dëme të mëdha Tamil-Nedusë (më parë Madras), shtet në jug të Indisë. Të paktën 46 njerëz kanë humbur jetën, rreth 250.000 janë shpërngulur dhe mbi 85.000 shtëpi janë dëmtuar ose shkatërruar.

Shtëpia e një vëllai në Manargudi, Tamil-Nedu, që është dëmtuar nga rrëzimi i një peme

Sipas raportit të degës së Indisë, asnjë Dëshmitar nuk është lënduar dhe nuk ka vdekur. Megjithatë, kanë pësuar dëme 38 shtëpi të vëllezërve dhe 2 Salla Mbretërie. Dega ka formuar një Komitet të Ndihmës në Rast Katastrofash që të koordinojë punën për dhënien e ndihmës, që përfshin furnizimin e lajmëtarëve të prekur me ushqim dhe ujë.

Lutemi që vëllezërit e motrat në zonat ku ka goditur cikloni Gaja të marrin zemër nga kujdesi i dashur që tregon Jehovai me anë të pleqve.—1 Pjetrit 5:2.