3 GUSHT 2017
INDI
Përmbytje në Indi
Një stinë me shira jashtëzakonisht të rrëmbyer ka shkaktuar stuhi me rrufe vdekjeprurëse dhe ato që ekspertët i konsiderojnë si reshjet më të fuqishme të shekullit të fundit në disa pjesë të Indisë. Disa shtete kanë pësuar dëme nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës; rreth 700 veta kanë vdekur dhe miliona janë shpërngulur.
Deri më datë 31 korrik 2017 nuk janë raportuar viktima ose lëndime serioze në mesin e Dëshmitarëve të Jehovait. Megjithatë, shtëpitë e të paktën tre familjeve Dëshmitare u përmbytën, por nuk pësuan dëme serioze. Kongregacionet e Dëshmitarëve të Jehovait në Indi po u sigurojnë ndihmën e nevojshme bashkëbesimtarëve të tyre.
Zëdhënësi për mediat:
Ndërkombëtar: Dejvid Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, +1-845-524-3000
Indi: Tobias Dias, +91-9845476425