Kalo te përmbajtja

Vëllai Xhefri Xhekson prezanton Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re në gjuhën batake (toba)

4 DHJETOR 2020
INDONEZI

Dëshmitarët e Jehovait prezantojnë Përkthimin Bota e Re të plotë në katër gjuhë indigjene të Indonezisë

Dëshmitarët e Jehovait prezantojnë Përkthimin Bota e Re të plotë në katër gjuhë indigjene të Indonezisë

Më 28 nëntor 2020 u prezantuan Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re, në format të shtypur dhe elektronik, në katër gjuhë indigjene të Indonezisë: batake (karo), batake (toba), javaneze dhe niase. Këto Bibla i prezantoi vëllai Xhefri Xhekson, anëtar i Trupit Udhëheqës, gjatë një programi special të regjistruar më përpara. Programi u transmetua për të gjitha kongregacionet që ndodhen në ishujt e shumtë të Indonezisë dhe e ndoqën rreth 41.265 veta. Gjatë programit, vëlla Xheksoni njoftoi se së shpejti do të dilte në format dixhital edhe Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re në gjuhën sunde.

Për këto Bibla kanë punuar pa u lodhur disa përkthyes për tri vite e gjysmë. Më shumë se 100 milionë njerëz flasin të paktën një nga katër gjuhët indigjene në të cilat doli Bibla. Veç kësaj, mbi 2.600 lajmëtarë i përdorin këto gjuhë në shërbim dhe gjatë mbledhjeve të kongregacionit.

Zakonisht, përkthimet ekzistuese të Biblës në këto gjuhë janë shumë të vështira për t’u kuptuar, sepse përdorin një gjuhë dhe drejtshkrim të vjetër. Një përkthyes thotë: «Fakti që sot kemi Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re të plotë dhe në një gjuhë moderne, më bind edhe më shumë se Perëndia Jehova dëshiron që kushdo ta dëgjojë Fjalën e tij në një gjuhë të thjeshtë dhe që të prek zemrën.»

Vëlla Daniel Purnomo, anëtar i Komitetit të Degës në Indonezi, thotë: «Po jetojmë në kohë të vështira, sidomos tani gjatë pandemisë COVID-19. Motrat dhe vëllezërit tanë të dashur që shërbejnë në fushën e këtyre gjuhëve e çmojnë jashtëzakonisht këtë dhuratë në kohën e duhur.»

I jemi mirënjohës Jehovait që ua ka dhuruar Fjalën e tij të çmuar edhe më tepër njerëzve. Shpresojmë që nga mësimet e Biblës të nxjerrin dobi sa më shumë veta që flasin këto gjuhë indigjene.—Jakovi 1:17.