Kalo te përmbajtja

Daniel Hutabarati dhe Uilkinson Sihotangu përpara Sallës së Mbretërisë në Batam, Ishujt Riau

26 SHKURT 2020
INDONEZI

Drejtoria e Arsimit respekton ndërgjegjen e dy Dëshmitarëve adoleshentë

Drejtoria e Arsimit respekton ndërgjegjen e dy Dëshmitarëve adoleshentë

Më 22 janar 2020, Drejtoria e Arsimit në Indonezi dha urdhër që dy adoleshentë Dëshmitarë të Jehovait, Daniel Hutabarati dhe Uilkinson Sihotangu, të ripranohen menjëherë në shkollë. Më 29 nëntor 2019, dy vëllezërit i kishin përjashtuar ngaqë, për shkak të bindjeve fetare, nuk kishin nderuar flamurin dhe nuk kishin kënduar himnin. Më 23 janar 2020, ata i pranuan në shkollë.

Pasi shqyrtoi çështjen, Drejtoria e Arsimit arriti në përfundimin se vëllezërit i respektonin autoritetet e shkollës dhe qeverinë, thjesht nuk donin të merrnin pjesë në një aktivitet që u cenonte ndërgjegjen e stërvitur sipas Biblës. Vëlla Joga Sulistiono, që punon në Zyrën e Informacionit për Publikun në Indonezi, komenton: «Me këtë vendim pozitiv, Dëshmitarët e Jehovait u janë mirënjohës autoriteteve që respektojnë lirinë e fesë.»

Mbi të gjitha, falënderojmë Jehovain, Mësuesin tonë të Madh, për këtë vendim në favorin tonë.—Isaia 30:20.