30 TETOR 2019
INDONEZI
Gjykata indoneziane mbron lirinë fetare të nxënësve
Më 8 gusht 2019 Gjykata Administrative e Samarindës vendosi në favor të tre fëmijëve që u përjashtuan nga shkolla, ngaqë nuk pranuan të nderonin flamurin ose të këndonin himnin kombëtar. Ajo hodhi poshtë vendimin për përjashtimin dhe tha se të tre fëmijët duhej të ktheheshin në shkollë. Gjykata pohoi se fëmijët nuk mund të ndëshkoheshin vetëm ngaqë jetojnë sipas bindjeve fetare të prindërve Dëshmitarë. Gjithashtu tha se në Indonezi prindërve ua lejon ligji t’u mësojnë fëmijëve bindjet e tyre fetare.
Maria, Joshua dhe Jonatan Tunbonati, përkatësisht 12, 10 dhe 7 vjeç, u përjashtuan nga shkolla në dhjetor të 2018-s. Gjithsesi, Gjykata Administrative pranoi se fëmijët nuk kanë shkelur Kushtetutën ose ndonjë ligj ngaqë nuk pranuan të merrnin pjesë në ceremonitë kombëtare; as kanë treguar mungesë respekti ndaj zakoneve apo simboleve të vendit.
Jemi të kënaqur që gjykata mori një vendim që respekton bindjet e fëmijëve të bazuara në Bibël dhe që i lejon të vazhdojnë të arsimohen. Shpresojmë që ky vendim të ndihmojë edhe fëmijët e tjerë Dëshmitarë në Indonezi, që hasin vështirësi të ngjashme.