23 NËNTOR 2022
INDONEZI
Tërmeti shkund Indonezinë
Më 21 nëntor 2022, pranë qytetit të Cianjurit në Javën Perëndimore, Indonezi, ra një tërmet 5,6 ballë nga i cili humbën jetën mbi 260 veta dhe u lënduan qindra të tjerë. Me dhjetëra njerëz janë shpallur të humbur dhe mijëra janë evakuar. Ndërprerja e energjisë elektrike e ka bërë shumë të vështirë komunikimin.
Situata e vëllezërve dhe e motrave
Asnjë nga vëllezërit e motrat nuk ka humbur jetën dhe asnjë nga 132 lajmëtarët në zonën e prekur nuk është shpallur i humbur
5 shtëpi kanë pësuar dëme të vogla
Nuk është dëmtuar asnjë Sallë Mbretërie ose Sallë Asambleje
Ndihma në rast katastrofash
Janë marrë masa që çdo i moshuar të ketë një lajmëtar që ta ndihmojë nëse bie ndonjë tërmet tjetër
Është ngritur një Komitet Ndihme në Rast Katastrofash për të ndihmuar kongregacionet
Mbikëqyrësit qarkorë po vizitojnë kongregacionet në zonat e prekura për t’u dhënë ngushëllim e inkurajim nga Shkrimet
E gjithë kjo punë po bëhet duke respektuar masat parandaluese kundër COVID-19
Jemi të bindur se Jehovai do t’u qëndrojë pranë vëllezërve tanë në këtë situatë të vështirë.—Psalmi 50:15.