Kalo te përmbajtja

14 JANAR 2020
INDONEZI

Xhakarta përmbytet nga shirat

Xhakarta përmbytet nga shirat

Më 31 dhjetor 2019 në Xhakartë, Indonezi, pati reshje të shumta që arritën deri në 38 centimetra. Si pasojë, u përmbytën gati 100 shtëpi të vëllezërve, madje te disa uji arriti deri në 1,5 metra.

Edhe pse asnjë nga vëllezërit nuk ka vdekur dhe as është lënduar, shumë u evakuan përkohësisht, ndërsa të tjerë s’kishin si të dilnin nga shtëpitë. Përveç kësaj, disa ndërtesa që përdoreshin si vende adhurimi, pësuan dëme të vogla. Pleqtë vendës organizuan punën për të ofruar mbështetje dhe ndihma, si ushqim dhe ujë. Edhe mbikëqyrësit qarkorë vizituan të prekurit nga kjo katastrofë, që t’u jepnin zemër nga Shkrimet. Gjithashtu u formuan dy Komitete të Ndihmës në Rast Katastrofash, të cilat po vlerësojnë situatën nëse ka nevojë për ndihma të tjera.

Kjo katastrofë nuk i pengoi vëllezërit të vazhdonin aktivitetet teokratike. Madje, disa familje të prekura udhëtuan përmes zonave të përmbytura, për të ndjekur mbledhjen e mesjavës. Vëlla Daniel Purnomo, anëtar i Komitetit të Degës në Indonezi, tha: «Edhe pse kjo është përmbytja më e madhe në Xhakartë gjatë viteve të fundit, vëllezërit nuk u shkurajuan. Përkundrazi u nxitën të ndihmonin njëri-tjetrin dhe të shfaqnin dashurinë e krishterë.»

Mezi presim ditën kur forcat e natyrës nuk do të shkaktojnë më dëme.—Marku 4:39.