Kalo te përmbajtja

2 TETOR 2018
INDONEZI

Tërmeti dhe tsunami shkatërrojnë Celebesin, Indonezi

Tërmeti dhe tsunami shkatërrojnë Celebesin, Indonezi

Të premten, më 8 shtator, një tërmet 7,5-ballësh ka goditur ishullin e Celebesit në Indonezi. Tërmeti dhe tsunami që e pasoi, kanë shkaktuar vdekjen e më se 1.300 njerëzve, shumica e të cilëve jetonin në qytetin e Palusë, në pjesën qendrore të Celebesit.

Zyra e degës e Indonezisë, që ndodhet në Xhakartë, raporton se janë kontaktuar të 80-të lajmëtarët që jetojnë në zonën e prekur. Disa lajmëtarë janë dëmtuar dhe kanë marrë ndihmë mjekësore në spital. Shtëpia e një vëllai është shkatërruar dhe disa shtëpi të tjera të Dëshmitarëve kanë pësuar dëme të mëdha. Edhe ndërtesa ku mbante mbledhjet Kongregacioni i Palusë ka pësuar dëme.

Zyra e Ndihmës në Raste Katastrofash në degën e Indonezisë po bashkëpunon me mbikëqyrësin qarkor dhe me kongregacionet përreth që të koordinojë dhënien e ndihmës. Ngaqë lajmëtarët në zonën e prekur nuk kanë shumë ushqime, ujë dhe gjëra të tjera bazë, dega ka organizuar 3 kongregacione që t’u sigurojnë lajmëtarëve në Palu këto gjëra të domosdoshme. Pleqtë vendës po i inkurajojnë nga Bibla lajmëtarët dhe po kujdesen për nevojat e tyre emocionale e fizike. Edhe një anëtar i Komitetit të Degës, mbikëqyrësi i Repartit Vendës të Projektim-Ndërtimit, dhe mbikëqyrësi qarkor i zonës do t’i vizitojnë vëllezërit e prekur nga katastrofa për t’i inkurajuar e për t’i mbështetur.

Lutemi për vëllezërit e motrat në Indonezi, duke e ditur që Jehovai do të jetë si gjithnjë ‘streha dhe forca’ e tyre në këto çaste vuajtjesh.—Psalmi 46:1.