Kalo te përmbajtja

12 DHJETOR 2016
INDONEZI

Tërmet fatal në Indonezi

Tërmet fatal në Indonezi

Të mërkurën herët në mëngjes, më 7 dhjetor, bregu verior i ishullit indonezian të Sumatrës u godit nga një tërmet 6,5 ballë i shkallës Rihter. Më tepër se 100 veta vdiqën dhe qindra të tjerë u plagosën.

Sipas zyrës së degës të Dëshmitarëve të Jehovait në Xhakartë, janë kontaktuar të gjithë bashkëbesimtarët në atë zonë dhe asnjë prej tyre nuk rezulton i vdekur apo i plagosur. Po kështu, nuk është dëmtuar asnjë nga shtëpitë a vendet e adhurimit të Dëshmitarëve.

Dëshmitarët vendës po bëjnë përpjekje të veçanta që të ngushëllojnë e të ndihmojnë fqinjët e prekur nga katastrofa.

Zëdhënësit për mediat:

Ndërkombëtar: Dejvid Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, +1-845-524-3000

Indonezi: Tom Van Leemputten, +62-813-4527-1974