Kalo te përmbajtja

Më 2019, uragani Dorian shkatërroi të vetmen Sallë Mbretërie në Ishullin e Madh Abako në Bahama. Salla e Mbretërisë e kushtuar kohët e fundit

26 JANAR 2023
ISHUJT BAHAMA

Në Bahama kushtohet Salla e Mbretërisë e rindërtuar

Në Bahama kushtohet Salla e Mbretërisë e rindërtuar

Vëlla Mark Sandersoni duke mbajtur fjalimin e kushtimit

Më 7 janar 2023, vëlla Mark Sandersoni, anëtar i Trupit Udhëheqës, kushtoi Sallën e Mbretërisë të rindërtuar në Ishullin e Madh Abako në Bahama. Salla e Mbretërisë ishte shkatërruar për shkak të uraganit Dorian në shtator 2019. Rindërtimi i saj ishte programuar të mbaronte në mars 2020, mirëpo vetëm tri javë para, filloi pandemia COVID-19. Vullnetarët e ndërtimit iu rikthyen punës në vitin 2021.

Vëlla Sandersoni tha plot entuziazëm në fjalimin e kushtimit: «Kur uragani goditi ishullin, shkatërroi shumë nga zotërimet tuaja, por me siguri nuk shkatërroi as besimin, as miqësinë tuaj me Perëndinë.»

Salla e Mbretërisë është e vetmja ndërtesë në ishull që u reziston uraganeve. Në të bëjnë mbledhjet 49 lajmëtarë nga 2 kongregacione, njëri i gjuhës angleze dhe tjetri i gjuhës kreole haitiane. Në programin e kushtimit ishin të pranishëm 175 veta, ndërsa 167 të tjerë e ndoqën virtualisht. Pjesë e programit të kushtimit ishte edhe një pritje për publikun, ku morën pjesë edhe banorë Dëshmitarë, edhe ata që s’janë Dëshmitarë.

Vëlla Xhejk Mexhuri ishte një ndër vullnetarët e ndërtimit kur u ndërpre puna. Ai tha: «Na u prenë krahët. Po mbaronim meremetimin e shtëpive thuajse me shpejtësi rekord, dhe planifikonim të mbaronim rindërtimin e Sallës së Mbretërisë që të ishte gati për Përkujtimin kur krejt papritur, puna u ndërpre.» Në vitin 2021, ai u rikthye për të përfunduar rindërtimin e Sallës së Mbretërisë dhe për të riparuar shtëpitë e tjera.

Kushtimi i Sallës së Mbretërisë ishte rast i gëzuar

Vëlla Sandersoni u shpreh: «Kjo Sallë Mbretërie është dëshmi e qartë e dashurisë dhe e bashkëpunimit të ngushtë mes popullit të Jehovait. Është e jashtëzakonshme dhe e mrekullueshme të jesh këtu tani, në janar 2023, e të shohësh sa të inkurajuar e të lumtur janë vëllezërit.»

Jemi të bindur se kjo Sallë Mbretërie e saporindërtuar do t’i sjellë shumë lavdi Perëndisë tonë, Jehovait.—Ezdra 3:10.