23 TETOR 2019
ITALI
Godinat e reja të degës në Itali
Dega e Italisë po transferohet nga Roma në qytetet e Bolonjës dhe të Imolës. Bolonja gjendet rreth 370 kilometra në veri të Romës dhe rreth 48 kilometra nga Imola. Në këtë moment, në Bolonjë po rinovohet një godinë 9-katëshe ku do të jenë zyrat e degës. Që nga viti 2018, në godinën e rinovuar në qytetin e Imolës po punojnë më shumë se 60 bethelitë, me përkthimin dhe me caktime të tjera.
Për bethelitët që do të transferohen në Bolonjë, po ndërtohet një godinë banimi 7-katëshe me 3 kate parkim të nëndheshëm. Ajo ndodhet rreth 1.5 kilometra nga godina e zyrave. Gjithashtu, aty afër do të vihen në dispozicion edhe banesa të tjera.
Më 1948 Dëshmitarët e Jehovait blenë pronën e parë në Romë, që e përdorën si degë. Më parë zyrat ishin në Milano. Që atëherë, në Itali ka pasur një rritje të jashtëzakonshme. Në mes të viteve 40, në vend kishte më pak se 200 lajmëtarë. Por sot ka mbi 250.000, më tepër se në çdo territor tjetër dege në Evropë. Me rritjen e numrit të Dëshmitarëve në Itali u rrit edhe numri i bethelitëve dhe i pronave të degës. Më 2006 numri i ndërtesave arriti në 99. Pasi të bëhet transferimi në Bolonjë, numri i bethelitëve në degë do të reduktohet dhe do të ketë vetëm 5 godina.
Lutemi që Jehovai të vazhdojë ta bekojë këtë projekt dhe që këto godina të reja të mbështetin veprën në Itali, ku fushat janë «gati për korrje».—Gjoni 4:35.