4 GUSHT 2023
ITALI
Moti ekstrem godet veriun e Italisë dhe ishullin e Sicilisë
Më 22 dhe 26 korrik 2023, dy ekstreme të motit ndodhën në Itali. Në veri të Italisë, stuhi të fuqishme shkaktuan erëra të forta me shpejtësi mbi 120 kilometra në orë dhe dëme nga breshëri me diametër rreth 19 centimetrash. Në të njëjtin kohë, mbi 330 zjarre shkrumbuan pjesë të mëdha të ishullit të Sicilisë. Zjarret u përhapen shpejt për shkak të temperaturave rekord që shkuan deri në 47 gradë celsius. Si pasojë, shumë godina u shkatërruan dhe qindra veta mbetën pa energji elektrike. Mijëra njerëz janë evakuar dhe pesë veta kanë vdekur.
Situata e vëllezërve dhe e motrave
Stuhi ere dhe breshëri në veri të Italisë
Asnjë nga vëllezërit e motrat nuk ka humbur jetën
2 vëllezër u lënduan
36 shtëpi pësuan dëme të mëdha
242 shtëpi pësuan dëme të vogla
1 Sallë Mbretërie ka pësuar dëme të mëdha
12 Salla Mbretërie kanë pësuar dëme të vogla
Zjarret në ishullin e Sicilisë
Mjerisht, një çift të martuarish humbën jetën kur zjarri përpiu shtëpinë e tyre
48 vëllezër e motra janë evakuar nga shtëpitë e tyre
Asnjë Sallë Mbretërie a godinë teokratike nuk është dëmtuar
Ndihma në rast katastrofash
Mbikëqyrësit qarkorë dhe pleqtë vendës po u japin zemër nga Shkrimet dhe po u sigurojnë ndihmë praktike vëllezërve e motrave në zonat e prekura nga zjarret në Sicili dhe stuhitë e breshrit në veri të Italisë
Është ngritur 1 Komitet i Ndihmës në Rast Katastrofash për të koordinuar punën e dhënies së ndihmave në Sicili
Trishtohemi për humbjen e vëllait e të motrës sonë në Sicili dhe lutemi për të gjithë ata që janë prekur nga këto katastrofa. Mezi presim ditën kur Jehovai së shpejti do të zhdukë çdo vuajtje.—Zbulesa 21:4.