Kalo te përmbajtja

Një parking i përmbytur në rajonin e Emilia-Romanjas, Itali. Fotografia e vogël: një vëlla duke hequr baltën nga një rrugë e dëmtuar nga përmbytja

24 MAJ 2023
ITALI

Përmbytje shkatërrimtare në veri të Italisë

Përmbytje shkatërrimtare në veri të Italisë

Shira të rrëmbyera shkaktuan përmbytje në rajonin e Emilia-Romanjas në veri të Italisë. Duke filluar nga 15 maji 2023, brenda 2 ditësh, në rajon ra rreth 50 centimetra shi, duke prekur kështu mbi 40 komuna. Si pasojë vdiqën të paktën 14 veta, ndërsa mijëra të tjerë u evakuan nga shtëpitë e tyre.

Situata e vëllezërve dhe e motrave

  • Asnjë motër a vëlla nuk ka humbur jetën dhe as është lënduar

  • 342 lajmëtarë dhe familjet e tyre janë evakuar

  • 167 shtëpi janë përmbytur, 72 prej të cilave kanë pësuar dëme të mëdha

  • 1 Sallë Mbretërie pësoi dëme të mëdha

  • 3 Salla Mbretërie pësuan dëme të vogla

Ndihma në rast katastrofash

  • Mbikëqyrësit qarkorë dhe pleqtë vendës po u japin zemër nga Shkrimet dhe po u sigurojnë ndihmë praktike të prekurve nga kjo katastrofë

  • U ngrit një Komitet Ndihme në Rast Katastrofash për të organizuar dhënien e ndihmës

Mezi presim kohën kur askush s’do të jetojë më me frikën e katastrofave natyrore, sepse «tenda e Perëndisë [do të jetë] me njerëzit».—Zbulesa 21:3, 4.