21 TETOR 2016
ITALI
Fushata e Dëshmitarëve sjell ngushëllim pas tërmetit në Itali
ROMË—Gjatë shtatorit 2016 Dëshmitarët e Jehovait në mbarë botën organizuan një fushatë për të shpërndarë një numër të revistës Kulla e Rojës. Fushata u përqendrua te seria me temë «Ku mund të gjesh ngushëllim?» Ata kanë bërë përpjekje të veçanta për të dhënë ngushëllim nga Bibla në Italinë Qendrore, ku një tërmet shkatërrimtar 6,2 i shkallës Rihter tronditi krahinat e Lacios, të Markes dhe të Umbrias më 24 gusht 2016. Si pasojë gati 300 veta humbën jetën dhe mbi 2.000 të tjerë u shpërngulën.
Kristian di Blazio, një zëdhënës i Dëshmitarëve të Jehovait në Itali, pohon: «Kjo fushatë botërore kishte si qëllim t’u ofronte ngushëllim njerëzve në çdo vend e situatë, por këtu në Itali jemi përqendruar te vështirësitë që po përjetojnë të prekurit nga tërmeti dhe skuadrat e ndihmës.»
Ndonëse në zonën e prekur nga katastrofa ka 15 kongregacione të Dëshmitarëve të Jehovait, asnjë Dëshmitar nuk humbi jetën e nuk u plagos rëndë. Megjithatë, tri shtëpi të Dëshmitarëve u shkatërruan plotësisht e të tjera u dëmtuan. Z. Di Blazio tregoi se disa Dëshmitarë që u ishin dëmtuar shtëpitë, dolën vullnetarë të ngushëllonin fqinjët duke përdorur revistën. Edhe disa Dëshmitarë që kishin mbijetuar nga një tërmet i mëparshëm dolën vullnetarë të flitnin me të prekurit nga tërmeti. Z. Di Blazio pohon: «Vullnetarët janë shprehur se mesazhi i Biblës ka ndikuar pozitivisht tek ata dhe u ka dhënë zemër, prandaj duan të bëjnë çmos të ngushëllojnë të tjerë në komunitet që po vuajnë.»
Zëdhënësit për mediat:
Ndërkombëtar: David A. Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, 1-718-560-5000
Itali: Kristian di Blazio, 39-06-872941