Kalo te përmbajtja

23 JANAR 2017
ITALI

Ortek vdekjeprurës në Italinë Qendrore

Ortek vdekjeprurës në Italinë Qendrore

Të mërkurën më 18 janar 2017 një ortek vdekjeprurës fundosi një hotel ku ndodheshin mbi 30 persona. Ngjarja ndodhi në rajonin e Abrucos në Italinë Qendrore, që u godit gushtin e kaluar nga një tërmet shkatërrimtar. Orteku ra pas një serie prej katër tërmetesh të fuqishme që goditën po atë ditë këtë rajon, secili prej më shumë se 5,0 ballë të shkallës Rihter. Reshjet e dendura të borës gjatë javës së kaluar po ua bëjnë më të vështirë punën skuadrave të shpëtimit, dhe disa qytete kanë mbetur të izoluara e pa energji elektrike.

Zyra e degës e Dëshmitarëve të Jehovait në Itali raporton se, ndonëse asnjë Dëshmitar nuk humbi jetën dhe as u plagos rëndë, ata po bëjnë përpjekje të ndihmojnë familjet më të prekura të Dëshmitarëve nga tërmetet dhe reshjet e dendura të borës. Pleqtë e kongregacioneve në këtë zonë po u shpërndajnë familjeve ushqim, ujë, dru zjarri dhe gjëra të tjera bazë. Zyra e degës akoma po mbikëqyr situatën që të plotësojë nevoja të tjera.

Zëdhënësit për mediat:

Ndërkombëtar: Dejvid Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, +1-845-524-3000

Itali: Kristian di Blazio, +39-06-872941