Kalo te përmbajtja

1 NËNTOR 2016
ITALI

Tërmetet godasin Italinë Qendrore

Tërmetet godasin Italinë Qendrore

Mëngjesin e 30 tetorit 2016 Italia Qendrore u trondit nga një tërmet 6,6 ballësh i shkallës Rihter, më i forti që ka goditur Italinë që nga viti 1980. Ndonëse u plagosën të paktën 20 veta, sipas lajmeve të para nuk ka pasur të vdekur.

Ky tërmet, me epiqendër afër qytetit të Norças, pasoi dy tërmetet që goditën të njëjtën krahinë vetëm pak ditë më parë. Mbrëmjen e 26 tetorit 2016 ra një tërmet 5,5 ballësh dhe u pasua nga një tjetër 6,1 ballësh dy orë më pas.

Këto tërmete ranë afër vendit ku ra tërmeti i 24 gushtit që shkaktoi thuajse 300 viktima.

Zyra e degës e Dëshmitarëve të Jehovait në Itali njofton se asnjë Dëshmitar nuk humbi jetën e as u plagos rëndë, por të paktën dy familje Dëshmitarësh humbën shtëpitë nga lëkundjet e 26 tetorit dhe shtëpitë e shumë prej tyre pësuan dëmtime. Pleqtë e kongregacioneve vendëse po komunikojnë me Dëshmitarët në zonën e prekur për t’u informuar për nevojat e tyre dhe për dëmtimet më të fundit, sidomos ngaqë shumë veta janë akoma duke marrë veten nga tërmeti i gushtit. Ashtu si të tjerë, shumë Dëshmitarë nuk janë të sigurt nëse shtëpitë e tyre janë të forta, prandaj kanë fjetur në makina, rulota ose në Salla Mbretërie, vende adhurimi që përdorin Dëshmitarët.

Trupi Udhëheqës i Dëshmitarëve të Jehovait po bashkërendon dhënien e ndihmave nga selia botërore, duke përdorur fondet e dhuruara për veprën globale të predikimit të Dëshmitarëve. Në Itali ka mbi 251.000 Dëshmitarë.

Zëdhënësit për mediat:

Ndërkombëtar: Dejvid A. Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, 1-718-560-5000

Itali: Kristian Di Blazio, 39-06-872941