21 MAJ 2021
IZRAEL
Konflikt në Izrael dhe në Territoret Palestineze
Vendi
Izraeli dhe Territoret Palestineze
Katastrofa
Më 10 maj 2021 shpërtheu një konflikt i armatosur mes Izraelit dhe Territoreve Palestineze. Si pasojë vdiqën shumë veta
Nga trazirat e dhunshme u dëmtuan mjaft prona private dhe publike në qytete të Izraelit ku jetojnë edhe judenj, edhe arabë
Si ndikoi te motrat dhe vëllezërit tanë
Në Izrael dhe në Territoret Palestineze jetojnë mbi 2.000 lajmëtarë. Asnjë prej tyre nuk është dëmtuar
73 lajmëtarë janë transferuar diku tjetër. Ndër ta 15 që shërbejnë në ndonjë formë të shërbimit special në fushë. 13 bethelitë po jetojnë përkohësisht së bashku nëpër apartamente me vendstrehim në rast bombardimi
Prona të dëmtuara
6 shtëpi u dëmtuan lehtë
Ndihma në rast katastrofash
Një Komitet Ndihme në Rast Katastrofash po organizon punën për të ndihmuar dhe po bashkëpunon me mbikëqyrësit qarkorë dhe pleqtë vendës që të sigurojnë mbështetje praktike
Mbikëqyrësit udhëtues po punojnë me pleqtë vendës edhe që t’u japin zemër nga Shkrimet lajmëtarëve
E gjithë kjo ndihmë po ofrohet duke respektuar masat parandaluese kundër COVID-19
Meqë aktivitetet teokratike mbahen nëpërmjet videokonferencës, mbledhjet e kongregacionit nuk janë ndërprerë. Më 15 maj, vëllezërit e motrat e ndoqën drejtpërsëdrejti asamblenë e tyre qarkore nëpërmjet JW Stream–Studio. Programi i pasdites u ndërpre 3 herë nga alarmet që dhanë autoritetet. Këto alarme u dhanë kohë vëllezërve të futeshin përkohësisht në vende të sigurta, si në vendet e strehimit nga bombardimet ose poshtë shkallëve. Pavarësisht nga konflikti, 804 lajmëtarë e ndoqën asamblenë në hebraisht. Përveç tyre, 297 lajmëtarë të tjerë ndoqën asamblenë në tagaloge. 5 kongregacionet e gjuhës arabe në Izrael dhe në Territoret e Palestinës kanë programuar të ndjekin asamblenë e tyre qarkore më 22 maj.
Vëllezërit dhe motrat e prekur nga kjo situatë, vazhdojnë të besojnë te Jehovai dhe ta bëjnë strehën e tyre.—Psalmi 91:1, 2, 5.