23 TETOR 2023
IZRAEL
Vazhdojnë konfliktet e armatosura në Izrael dhe në Rripin e Gazës
Që nga 7 tetori 2023, ka shpërthyer dhuna dhe luftimet e ashpra në Izrael dhe në Rripin e Gazës. Qindra mijë njerëz janë detyruar të evakuohen. Sipas raporteve, është llogaritur se deri tani rreth 4.200 veta kanë vdekur.
Situata e vëllezërve dhe e motrave
Asnjë vëlla ose motër nuk ka humbur jetën dhe as është lënduar
93 lajmëtarë janë shpërngulur
3 shtëpi pësuan dëme të vogla
Asnjë Sallë Mbretërie nuk është dëmtuar
Ndihma në rast katastrofash
Mbikëqyrësit qarkorë dhe pleqtë vendës po u japin zemër nga Shkrimet dhe ndihmë praktike të prekurve nga konflikti
Është ngritur një Komitet Ndihme në Rast Katastrofash për të koordinuar punën për dhënien e ndihmës
Vëllezërit në zonat e prekura po bëjnë më të mirën e tyre për të adhuruar Jehovain dhe vazhdojnë të mblidhen së bashku nëpërmjet videokonferencës. Një mbikëqyrës qarkor thotë: «Është e vështirë kur nuk e di si do të jetë e nesërmja. Megjithatë, marrim zemër kur shohim besimin e pathyeshëm të motrave e të vëllezërve tanë të shtrenjtë dhe dashurinë altruiste që tregojnë për njëri-tjetrin.»
Mezi presim plotësimin e premtimit që gjejmë në Bibël se së shpejti Perëndia ‘do t’i shuajë luftërat anembanë tokës’.—Psalmi 46:9.