Kalo te përmbajtja

31 MAJ 2019
IZRAEL

Fushatë me stenda për mijëra turistë që vërshuan në Tel-Aviv

Fushatë me stenda për mijëra turistë që vërshuan në Tel-Aviv

Më 10-19 maj Dëshmitarët e Jehovait në Izrael bënë përpjekje të forta që të merrnin pjesë në dëshminë me stenda në Tel-Aviv. Fushata u organizua ngaqë në qytet pati një dyndje turistësh, të cilët erdhën për të ndjekur disa evente kulturore. Për shembull, më 14-18 maj, rreth 10.000 turistë ishin në Tel-Aviv për festivalin e Eurovizionit.

Vëlla Genadi Korabovi, që ndihmoi me organizimin e fushatës, komentoi: «Kur morëm vesh që mijëra vizitorë do të vinin në Tel-Aviv për këtë festival muzikor, e pamë si një mundësi të mrekullueshme për të zgjeruar veprimtarinë tonë në dëshminë publike. U gëzuam jashtë mase kur 168 lajmëtarë nga 22 kongregacione anembanë Izraelit dolën vullnetarë për këtë fushatë.»

Çdo ditë nga ora 9.00 deri në 21.00 u vendosën stenda në 8 vende të ndryshme. Ngaqë kishte turistë nga shumë vende, stendat kishin botime në 10 gjuhë: angleze, arabe, frënge, gjermane, hebraike, italiane, japoneze, kineze, ruse dhe spanjolle.

Jemi të bindur se do të shohim rezultate të mira falë këtyre përpjekjeve të veçanta në Izrael. Fushata është provë e mëtejshme se populli i Jehovait e lëvdon «përherë» Atë.—Psalmi 34:1, 2.