4 JANAR 2024
JAPONI
Një tërmet i fuqishëm godet gadishullin Noto në Japoni
Më 1 janar 2024, një tërmet me magnitudë 7,6 ballë goditi gadishullin e Notos në Prefekturën e Ishikavës, në qendër të Japonisë. Tërmeti dhe pasgoditjet që erdhën si pasojë, dëmtuan rëndë shtëpi dhe rrugë në atë zonë. Mbi 33.000 veta janë evakuar. Rreth 400 të tjerë janë lënduar dhe 78 kanë mbetur të vrarë.
Situata e vëllezërve dhe e motrave
Asnjë vëlla a motër nuk ka humbur jetën
1 vëlla pësoi lëndime të lehta
Mbi 150 vëllezër e motra janë evakuar
2 shtëpi janë shkatërruar
7 shtëpi kanë pësuar dëme të mëdha
Mbi 100 shtëpi kanë pësuar dëme të vogla
1 Sallë Mbretërie ka pësuar dëme të mëdha
8 Salla Mbretërie kanë pësuar dëme të vogla
Ndihma në rast katastrofash
Është ngritur një Komitet Ndihme në Rast Katastrofash për të koordinuar punën për dhënien e ndihmës
Përfaqësues nga dega e Japonisë u caktuan të vizitonin zonat e prekura nga katastrofa për të inkurajuar vëllezërit e motrat. Gjithashtu, mbikëqyrësit qarkorë dhe pleqtë vendës po u japin zemër nga Shkrimet dhe ndihmë praktike atyre që janë prekur nga kjo katastrofë
S’kemi dyshim se Jehovai do të jetë një ‘strehë e sigurt’ për vëllezërit e motrat tona në Japoni, duke u siguruar ngushëllimin e forcën që u duhet aq shumë gjatë kësaj periudhe të vështirë.—Psalmi 18:2.