Kalo te përmbajtja

10 SHTATOR 2019
JAPONI

Përmbytje në Japoni

Përmbytje në Japoni

Më 28 gusht 2019, në rajonin Kiushu të Japonisë, shira të shumta shkaktuan përmbytje të mëdha. Më shumë se 800.000 veta u njoftuan që të evakuoheshin për shkak të lumenjve që dolën nga shtrati dhe rrezikut nga rrëshqitjet e dheut. Dega e Japonisë raporton se 82 lajmëtarë janë shpërngulur, 40 shtëpi të vëllezërve janë dëmtuar dhe një Sallë Mbretërie ka pësuar dëme të vogla.

Dega ka ngritur një Komitet të Ndihmës në Rast Katastrofash që të kujdeset për lajmëtarët e prekur. Mbikëqyrësit qarkorë bashkë me pleqtë dhe lajmëtarët vendës po u japin zemër nga Bibla vëllezërve dhe po u sigurojnë gjëra të nevojshme, si ushqim dhe veshje. Jemi mirënjohës që shumë Dëshmitarë po tregojnë dashuri duke mbështetur bashkëbesimtarët në vështirësi.—2 Korintasve 8:4.