23 KORRIK 2020
JAPONI
Shirat e rrëmbyeshme dhe përmbytjet shkaktuan dëme në jug të Japonisë
Në fillim të korrikut 2020 në Kiushu pati reshje të mëdha, ndryshe nga ç’bie zakonisht, të cilat shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje dheu. Për pasojë janë prekur sidomos disa vëllezër e motra që jetojnë në qytetet e Minamatës dhe të Hitojoshit në prefekturën e Kumamotos, si dhe në qytetin e Omutës në prefekturën e Fukuokës. Asnjë prej tyre nuk ka vdekur, por një vëlla e një motër janë dëmtuar lehtë. Gjithashtu, përmbytjet dëmtuan 48 shtëpi të vëllezërve dhe dy Salla Mbretërie. Dy Salla të tjera u dëmtuan nga rrëshqitjet e dheut.
Komiteti i Ndihmës në Rast Katastrofash në Kiushu/Okinavë, të cilin dega e Japonisë e kishte caktuar të kujdesej për ndihmat gjatë COVID-19, tani po merret me ndihmat pas përmbytjeve. Përfaqësues nga Reparti Vendës i Projektim-Ndërtimit dhe mbikëqyrësit qarkorë në atë rajon po mbështetin punën urgjente për dhënien e ndihmës.
Lutemi që Jehovai, «Perëndia që jep qëndrueshmëri dhe ngushëllim», t’i mbështetë vazhdimisht vëllezërit e motrat që u prekën nga kjo katastrofë.—Romakëve 15:5.