Kalo te përmbajtja

Një nga shtëpitë e vëllezërve që u dëmtua nga tajfuni

18 NËNTOR 2019
JAPONI

Tajfuni Bauloi godet Japoninë

Tajfuni Bauloi godet Japoninë

Më 25 dhe 26 tetor 2019, tajfuni Bauloi goditi bregdetin lindor të Japonisë. Që nga shtatori i këtij viti, ky është tajfuni i tretë që prek lindjen e Japonisë, pas Fasait dhe Hagibisit. Për pasojë, lumenjtë dolën nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje të mëdha në rajon. Të paktën 81 shtëpi të vëllezërve pësuan dëme. Nuk janë raportuar viktima mes Dëshmitarëve, mirëpo një motër është lënduar. Vëllezërit dhe motrat në prefekturën e Çibës janë prekur nga të tri tajfunet.

Tri Komitetet e Ndihmës në Rast Katastrofash (KNRK) që po ndihmojnë në zonat e prekura nga tajfunet Fasai dhe Hagibis, po kujdesen edhe për të prekurit nga tajfuni Bauloi. Dega e Japonisë po ndihmon KNRK-të të kujdesen për nevojat e ngutshme të vëllezërve, si pastrimi, dezinfektimi dhe riparimi i shtëpive. Gjithashtu, mbikëqyrësit qarkorë po u japin zemër vëllezërve dhe motrave.

Gjatë këtij momenti të vështirë lutemi për vëllezërit tanë në Japoni, të sigurt që Jehovai kujdeset për adhuruesit e tij që e kanë «shpirtin të dërrmuar» nga kjo seri katastrofash natyrore.—Psalmi 34:18, nwt.