Kalo te përmbajtja

23 TETOR 2019
JAPONI

Tajfuni Hagibis godet Japoninë

Tajfuni Hagibis godet Japoninë

Më 12 dhe 13 tetor 2019 tajfuni Hagibis goditi Japoninë, duke shkaktuar përmbytje masive, si dhe vdekjen e të paktën 77 vetave. Dhjetëra mijë shtëpi mbetën pa energji elektrike ose pa ujë. Ndërkohë vazhdojnë kërkimet për të gjetur personat e humbur. Ky është konsideruar tajfuni më i fuqishëm në Japoni që nga viti 1958. Në disa rajone ka rënë mbi 889 milimetra shi.

Vëllezërit kanë kontaktuar të gjithë lajmëtarët në këto zona. Edhe pse nuk ka vdekur asnjë, dhjetë prej tyre kanë pësuar dëmtime të lehta. Gjithashtu janë dëmtuar mbi 1.200 shtëpi të vëllezërve dhe 23 Salla Mbretërie, 3 prej të cilave janë jashtë funksionit për shkak të përmbytjeve dhe të ndërprerjes së energjisë elektrike. Salla e Asambleve në Toçigi pësoi dëme të vogla.

Në rajonet e Fukushimës dhe të Naganos janë formuar Komitete të Ndihmës në Rast Katastrofash (KNRK). Sapo dega të mësojë më tepër për dëmet e tajfunit, mund të formohen edhe KNRK të tjera. Ndërkohë është siguruar ushqim e ujë për vëllezërit e prekur. Mbikëqyrësit qarkorë po i ngushëllojnë dhe po u japin zemër nga Bibla vëllezërve e motrave.

Jemi të sigurt se Jehovai do të vazhdojë të jetë një strehë për vëllezërit në këtë periudhë të vështirë.—Psalmi 142:5.